21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Trump mohon të ketë quajtur Meghan Markle të keqe

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar se e ka quajtur “të keqe” dukeshën e Sussex pavarësisht komenteve që janë regjistruar.

“Unë kurrë nuk e kam quajtur Meghan Markle  “të keqe”. Ky është një lajm i rremë që u sajua nga media. A do të kërkojnë falje CNN apo New York Times? Dyshoj”- shkroi ai në një postim në Twitter.

Trump bëri këtë koment për dukeshën në një intervistë në gazetën ”The Sun” para vizitës së tij shtetërore në Britani të Madhe, shkruan BBC.

Ish-aktorja ka qenë një kritike e zëshme e Trump. Ajo mbështeti rivalen e tij demokratike, Hillary Clinton, në zgjedhjet e vitit 2016 dhe iu referua Trumpit si një “përçarës” dhe “misogjenist”./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat