fbpx

Trump mund të ndërhyjë në rastin e ekzekutives së Huawei

Meng-Wanzhou.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se mund të ndërhyjë në rastin e arrestimit të shefes ekzekutive Meng Wanzhou të gjigantit kinez “Huawei”, nëse një gjë e tillë ndihmon në mënjanimin e përkeqësimit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kinën.

Unë do ta bëj çfarëdo që është më mirë për këtë shtet”, ka thënë presidenti amerikan.

Meng, shefe financiare e kompanisë teknologjike “Huawei” ka fituar lirinë me kusht nga një gjykatë kanadeze ditën e martë.

Ajo është arrestuar më 1 dhjetor dhe mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me pretendimet se ka shkelur sanksionet amerikane kundër Iranit.

Mirëpo shefja e “Huawei”-t ka mohuar çdo shkelje dhe ka thënë se do të kundërshtojë akuzat. Arrestimi i saj ka ardhur në kohën kur marrëdhëniet Uashington-Pekin janë tejet të tensionuara, teksa Kina është zemëruar së fundmi edhe me Kanadanë për ndalimin e Wanzhou.

Në një intervistë me agjensinë e lajmeve Reuters, Trump tha se do të ndërhyjë në çështjen e Departamentit të Drejtësisë të SHBA kundër Meng nëse do të shërbejë për interesat e sigurisë kombëtare ose do të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Kinën.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *