fbpx

Trump mund të shpallë gjendjen emergjente për të marrë fondin për murin

download-6.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi se do të shpallë gjendjen emergjente për të anashkaluar Kongresin dhe për të marrë miliarda dollarë për të paguar për murin e premtuar prej tij në kufirin SHBA-Meksikë, një çështje që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane prej 20 ditësh tashmë.

Para se të nisej për një udhëtim në kufirin e Teksas me Meksikën, Trump sulmoi krerët e Kongresit Demokratik, të cilët kundërshtojnë kërkesën e tij për financimin e murit, si më pak “të nderuar” se Kina, një rivale e fuqishme.

“Unë e gjej Kinën, sinqerisht, në shumë mënyra më të nderuar sesa Chuck dhe Nancy. Me të vërtetë. Mendoj se Kina është me të vërtetë më e lehtë për t’u marrë me të sesa partia e opozitës, “tha Trump, duke iu referuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësit Demokratik të Senatit, Chuck Schumer.

Trump po këmbëngul për aprovimin e një fondi prej 5.7 miliard dollarë për të ndërtuar murin në kufi të SHBA dhe Meksikës, si një masë për të ndalur hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Kërkesa e tij është hasur me kundërshtinë e Senatit, shumica e të cilit tashmë përbëhet nga demokratët./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303