fbpx

Trump mund të shtyjë vendimin për taksën ndaj mallrave kineze

E9B3BB41-9698-46B9-A07B-5B080A5944A1.jpeg

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se mund ta shtyjë vendimin për rritjen e taksave ndaj importeve kineze nëse arrihet një marrëveshje.

Tarifat amerikane ndaj mallrave kineze me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh janë planifikuar të rriten nga 10 në 25 për qind më 1 mars, me përjashtim të rastit nëse palët arrijnë një marrëveshje tregtare.

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi për Tregtinë Robert Lighthizer ndodhen në Pekin për bisedime me zyrtarët kinezë, të cilat sipas presidentitTrump po shkojnë mirë.

Administrata Trump vendosi tarifa të ashpra ndaj mallrave kineze si përgjigje ndajatyre që i cilëson praktika të padrejta të Pekinit.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për vjedhje të teknologjisë amerikane dhe për imponim ndaj kompanive amerikane të dorëzojnë sekrete tregtare si kusht për të bashkëpunuar me Pekinin.

Kina u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të rregullave tregtare me qëllimin për të goditur rritjen ekonomike të Kinës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303