Trump: Muri mund të jetë edhe prej çeliku

LYNXNPEF050MS_L.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump është zotuar të mos tërhiqet nga kërkesa e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor me Meksikën, por deklaroi se muri mund të bëhet prej çelikut në vend të betonit si një kompromis potencial me demokratët që refuzojnë të pranojnë financimin e murit.

Komentet e Trump vijnë në fillim të javës së tretë të mbylljes së pjesshme të qeverisë që rezultoi nga mosmarrëveshja që ka lënë qindra mijëra punëtorë federalë pa punë ose pa pagesë.

Trump kërcënoi përsëri, pa dhënë hollësi rreth financimit, se do të deklaronte një emergjencë kombëtare si një mënyrë alternative për të ndërtuar murin.

Demokratët kanë refuzuar të miratojnë 5.6 miliardë dollarë për murin. Nga ana tjetër, Trump dëshiron të përmbushë një premtim të fushatës së 2016 për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Udhëhequr nga kryetarja e re Nancy Pelosi, demokratët kaluan një projekt-ligj në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar për të rihapur qeverinë pa aprovuar fondin për ndërtimin e murit. Pelosi e quajti murin në kufi me Meksikën një imoralitet.

“Kjo është një betejë shumë e rëndësishme për t’u fituar nga pikëpamja e sigurisë, si dhe do të përcaktojë se kush jemi”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Muri, mund të jetë prej çeliku në vend të betonit, nëse kjo i ndihmon njerëzit. Mund të jetë më mirë, “shtoi ai.

scroll to top