Trump ndërron mendje, shtyn disa taksa ndaj Kinës deri në dhjetor

Zyra amerikane e Tregtisë ka njoftuar se disa prej taksave 10 për qind, që presidenti amerikan Donald Trump tha se do të vendosen në 300 miliard dollarë mallra kineze, do të shtyhen deri më 15 dhjetor.

Zyra amerikane e tregtisë nuk sqaroi arsyen  e këtij vendimi, duke cituar vetëm se është “vërejtje publike dhe proces i shqyrtimi”. Artikujt që do të përfshihen janë telefonat celularë, laptopët, video-lojërat, lodra të caktuara, monitorë të kompjuterëve dhe disa sende për veshje.

Megjithatë, artikujt do të vazhdojnë të përballen me taksën 10 për qind për të cilën Trump u zotua në fillim të muajit gusht. Ende mbetet e paqartë sa nga importet kineze me vlerë prej 300 miliardë dollarë do të vazhdojnë të jenë të prekura.

“Disa artikuj janë larguar krejtësisht nga lista e taksave duke u bazuar në fushën e shëndetit, sigurisë kombëtare dhe faktorëve të tjerë dhe ato nuk do të përballen me taksa shtesë prej 10 për qind”, tha zyra e tregtisë.

Trump tha se mori vendimin për të zbutur ndëshkimet për shkak të “bisedës shumë të mirë të djeshme me Kinën”, të cilët e quajti “produktive”.

“Mendoj se ata do të donin të bënin diçka dramatike. Ata me të vërtetë do të bënin një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në New Jersey.

Lufta e vazhdueshme tregtare midis dy vendeve kryesore të botës ka shkaktuar tronditje nëpër tregjet globale.