Trump: Negociatat me Kinën po shkojnë shumë mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përshëndeti progresin e arritur në negociatat tregtare me Kinën. Ndërsa po afron afati i 1 marsit, negociatorët kanë rënë dakort të takohen javën e kaluar në Uashington. “Po shkon jashtëzakonisht mirë, por do të ketë rëndësi vetëm nëse ja dalim mbanë. Sidoqoftë, po punojnë shumë ngushtë me Kinën dhe Presidentin Xi, të cilin e respektoj shumë dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Vendi është më pranë se kurrë më parë një marrëveshjeje të vërtetë tregtare”, u tha të premten Presidenti Trump gazetarëve të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët gjatë ditës, Presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me Përfaqësuesin amerikan për Tregtinë, Robert Lighthizer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Steven Mnuchin. Agjensia zyrtare kineze e lajmeve njoftoi se Presidenti Xi shpreson që palët të arrijnë një marrëveshje të dobishme gjatë raundit të ardhshëm të negociatave./real-news.tv/