Trump njeh Golanin si pjesë të Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një dekret duke njohur sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit.

Trump paralajmëroi këtë në Twitter javën e shkuar, duke thënë se ishte koha që SHBA të merrte këtë hap 52 vjet pas kontrollit izraelit mbi pllajën strategjike në kufirin sirian.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kërkuar një pranim të tillë.

Izraeli mori Golanin nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Kombet e Bashkuara i konsiderojnë lartësitë e Golanit, të cilat i kontrollon Izraeli, si territor të pushtuar.

Nga ana tjetër, Siria është zotuar të rimarrë kontrollin e saj mbi zonën duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme./real-news.tv/