23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trump nominon ambasadoren e SHBA në Kanada për ambasadore në Kombet e Bashkuara

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka nominuar të dërguarën e posaçme në Kanada, Kelly Craft për ambasadore në Kombet e Bashkuara.

“Jam i lumtur të njoftoj se Kelly Knight Craft, ambasadorja jonë aktuale në Kanada, do të nominohet për të qenë ambasadorja e re në Kombet e Bashkuara”, tha Trump në Twitter.

Knight Craft është aktualisht ambasadorja e SHBA në Kanada. Ajo do të zëvendësojë Nikki Haley, e cila dha dorëheqjen vitin e kaluar.

“Kelly ka bërë një punë të madhe në përfaqësimin e vendit tonë dhe nuk kam asnjë dyshim, nën udhëheqjen e saj vendi ynë do të përfaqësohet në nivelin më të lartë”, -shtoi Trump.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjithashtu ka lëshuar një deklaratë duke vlerësuar Craft . Pompeo deklaroi se Craft “ka qenë mbrojtëse e sigurisë kombëtare dhe interesave ekonomike të SHBA-së në Kanada”, duke shtuar se ajo është shumë e kualifikuar për të ushtruar funksionin e njëjtë në Kombet e Bashkuara. ‘Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e presidentit dhe mezi pres të punoj me të në Kombet e Bashkuara’-shtoi Pompeo./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat