fbpx

Trump: Nuk dua dhunë, vazhdon “gjuetia e shtrigave”

Screenshot_11-5.png

Presidenti në largim i SHBA-ve Donald Trump ka hedhur poshtë përgjegjësinë për trazirat në Kapitol.Trump refuzoi të merrte përgjegjësinë për rolin e tij në trazirat, duke pretenduar se fjalët e tij para mbështetësve pak para se të shpërthente dhuna ishin”plotësisht e përshtatshme”, siç e quan ai. Duke folur me gazetarët pak para se të nisej për në Teksas për të mbështetur punën e tij në murin e kufirit, presidenti u pyet për turmën pro-Trump që sulmoi Kapitolin javën e kaluar.“Ne nuk duam dhunë. Për fajësimin, është me të vërtetë një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës “, tha Trump.“Mendoj se po i shkakton një rrezik të jashtëzakonshëm vendit tonë dhe po shkakton një zemërim të jashtëzakonshëm. Unë nuk dua dhunë”, shtoi ai.Gjatë një përplasje me gazetarët menjëherë pasi bëri këto komente, Trump u pyet se cili ishte roli i tij në trazirat e dhunshme.

“Njerëzit menduan se ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme”, tha Trump për fjalimin e tij para mbështetësve pak para trazirave.Në atë fjalim, presidenti u tha përkrahësve të tij në mënyrë të qartë mbështetësit e tij që të marshonin në Kapitol ndërsa ligjvënësit vërtetuan fitoren e Joe Biden në garën presidenciale. Pesë persona kanë vdekur si rezultat i dhunës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303