fbpx

Trump: Nuk firmos marrëveshje me Kinën nëse nuk zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet

trump-xi-2.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi ditën e sotme se ekziston mundësia që ai të mos nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Kinën nëse dy vendet nuk arrijnë të përpunojnë një tekst të mirë që zgjidh mosmarrëveshjet e tyre.

“Kam besim se do të arrijmë një marrëveshje por nëse nuk është një marrëveshje e mirë, nuk do e nënshkruaj atë”, theksoi ai para gazetarëve para se të nisej për në Alabama për të vizituar viktimat e tornadove.

Që prej fillimit të këtij viti, Uashingtoni dhe Pekini kanë nisur negociata serioze në përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të tyre tregtare dhe luftës së tarifave doganore./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303