Trump nuk merakoset për votimin e akuzave kundër tij

trump3-4.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump, hodhi poshtë procesin e fajësimit kundër tij, duke e konsideruar një mashtrim dhe tha se ai nuk do të merakoset për një gjykim të gjatë në Senatin e SHBA.

Trump ka shprehur edhe një herë dëshirën të njohë dëshmitarin anonim, ankesa e të cilit bëri që demokratët të nisnin hetimin.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pasi Komiteti Gjyqësor i Shtëpisë së Përfaqësuesve miratoi dy nene të fajësimit kundër tij, Trump e konsideroi procesin si një “turp”.

“Kjo është një gjë shumë e trishtueshme për vendin tonë, por duket se është shumë e mirë për mua politikisht,” tha Trump, duke argumentuar se mbështetja ndaj tij ishte rritur.

“Procesi i shkarkimit është një mashtrim. Është një turp, “tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303