Trump paralajmëron Iranin

Pasi Teherani paralajmëroi  se së shpejti  do ta rrisë nivelin  e uraniumit të pasuruar mbi limitin e dakorduar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Iranin se është më mirë “të tregohet i kujdesshëm”

Duke folur për gazetarët para se të shkonte në qytetin Morstaun, në Nju Xhersi, Trump gjithashtu  komentoi edhe për qëndrimet e  ambasadorit britanik në SHBA, Kim Derok, i cili e ka kritikuar  administratën e tij.

Ai tha se Derok nuk i ka shërbyer mirë  Britanisë së Madhe, transmetuan mediat perëndimore.

Ambasadori britanik në SHBA vlerësoi se Administrata e Trump është e paaftë dhe jofunksionale dhe se ka besueshmëri të vogël të përmirësohet.