fbpx

Trump pendohet për politikat e tij? Dëshiron të pajtohet me Rusinë dhe Kinën

trump-campaign.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme në samitin G20 në Japoni.

Në një intervistë për Fox News, Trump ka thënë se do të ketë takime me Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping. Ai edhe më herët ka konfirmuar se do të takohet me Xi.

“Dua të pajtohem me Rusinë dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Dua të pajtohem me Kinën dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Do të takohem me të dy javën e ardhshme në Japoni në G20”, ka thënë Trump.

Me sa duket presidenti Trump është penduar për politikat e ndjekura deri tani dhe dëshiron të sheshojë mosmarrëveshjet e krijuara./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303