Trump, përsëri vrer ndaj mediave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vijon me luftën e tij kundër mediave.

Ai e fajësoi sot shtypin se po nxit zemërim në vend, ç’ka rezultoi në aktin e vrasjes në masë në një sinagogë, si dhe në dërgimin e pakove-bombë kritikëve të presidentit.

“Ekziston një zemërim i madh në vendin tonë, i shkaktuar pjesërisht nga lajmet e pasakta dhe shpesh herë mashtruese. Shtypi i Lajmeve të Rreme, që është Armiku i vërtetë i Popullit, duhet të heqë dorë nga armiqësia e hapur dhe e dukshme dhe të raportojë me saktësi dhe drejtësi. Kjo do të kontribuonte shumë për të shuar flakët e Zemërimit dhe Inatit dhe atëherë do të ishim në gjendje t’i sillnim të gjitha palët bashkë në Paqe dhe Harmoni. Lajmet e Rreme Duhet të Ndalojnë!”, shkroi Trump në Twitter.

Ndërkohë që shumë janë ata që e fajësojnë Presidentin për ndarjet e thella në shoqërinë amerikane, që janë shkaktuar nga retorika e tij e ashpër kundër demokratëve të opozitës, imigrantëve të paligjshëm dhe atyre që kundërshtojnë politikat e tij.

Lër një koment