fbpx

Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kinën, më shumë taksa ndaj mallrave kineze

trump-on-china.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai do të vendosë një tarifë 10% për 300 miliardë dollarë (247 miliardë)) të mallrave kineze, në një përshkallëzim të mprehtë të një lufte tregtare mes dy vendeve.

Vendimi i tij erdhi pasi raundi i fundit i bisedimeve bilaterale nuk pati përparim.

Tarifat e reja, që do të hyjnë në fuqi më 1 shtator, taksojnë në mënyrë efektive në të gjitha importet kineze në SHBA.

Taksa ka të ngjarë të synojë një gamë të gjerë të mallrave, nga telefonat inteligjentë deri tek veshjet.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, kritikoi masën e SHBA.

“Shtimi i tarifave nuk është padyshim një mënyrë konstruktive për të zgjidhur fërkimet ekonomike dhe tregtare, nuk është mënyra e duhur,” tha Wang .

Trump njoftoi planin tarifor në Twitter, ndërsa fajësoi Kinën se nuk ka përmbushur premtimet për të blerë më shumë produkte bujqësore në SHBA në negociatat e kësaj jave në Shanghai.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve se tarifa 10% ishte një masë afatshkurtër dhe se tarifat mund të ngrihen më tej në faza në më shumë se 25%.

“Dikush duhet ta kishte bërë këtë me Kinën shumë kohë më parë,” shtoi ai../real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303