fbpx

Trump: Po flas me sauditët për gazetarin e humbur

trump.png

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka biseduar me zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe dëshiron që Shtetet e Bashkuara ta zgjidhin këtë çështje.

59-vjeçari Khashoggi u zhduk një javë më parë dhe u pa për herë të fundit të hynte në konsullatën saudite në Stamboll, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij. Zyrtarët sauditë kanë thënë se ai u largua nga konsullata, por e fejuara e tij turke, Hatice Cengiz, e cila ishte duke pritur jashtë, tha se ai kurrë nuk doli jashtë konsullatës.

Burime turke kanë thënë se besojnë se Khashoggi, një kritik i shquar i politikave saudite, u vra me dashje dhe u hoq nga ndërtesa. Arabia Saudite i ka kundërshtuar ashpër akuzat.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara po punonin ngushtë me Turqinë për të gjetur saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe po kërkonte informacion nga Arabia Saudite.

“Po kërkojmë gjithçka. Ne duam të shohim se çfarë po ndodh. Është një situatë shumë serioze për ne”, deklaroi Trump.

“Dua të shoh se çfarë ndodh dhe ne jemi duke punuar shumë ngushtë me Turqinë dhe mendoj se do të arrijmë në fund të kësaj çështjeje,” shtoi Presidenti amerikan.

Khashoggi u largua nga Arabia Saudite vitin e kaluar duke thënë se kishte frikë nga ndëshkimi për kritikën e tij ndaj Riadit mbi luftën e Jemenit dhe që atëherë shkroi për “Ëashington Post”.

Presidenti turk Erdogan i ka kërkuar Riadit që të provojë pretendimin e tij se Khashoggi u largua nga konsullata.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *