Trump: Pranoj informacione të huaja inkriminuese për kundërshtarët

Presidenti Donald Trump së fundmi është shprehur se do të pranojë informata të dëmshme për kundërshtarin e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse ato vijnë nga një qeveri e huaj.

Presidenti Trump tha se nuk ka asgjë të keqe në pranimin e informacioneve inkriminuese për një kundërshtarët e zgjedhjeve, dhe nuk ka rëndësi nëse informacionet vijnë nga Rusia apo nga qeveritë e tjera të huaja.

Trump përmes një interviste të dhënë për ABC News, ka mohuar se kjo do të llogaritej si ndërhyrje në zgjedhje.

“Ata kanë informacion. Mendoj se do ta merrja”.

I pyetur nëse ai mendonte se djali i tij duhet të kishte thirrur FBI-në kur mori një e-mail të tillë në 2016, ai tha: “Më lini rehat, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Megjithatë, presidenti më vonë tha se “ndoshta” do të kontaktojë FBI-në nëse atij iu ofrohet informacion dhe ai “mendoi se ka diçka të gabuar”.

Gjithashtu në fjalën e tij presidenti Trump hodhi poshtë shqetësimet se kjo do të përbënte ndërhyrjen zgjedhore nga një fuqi e huaj.

Ai shtoi se nuk ka asnjë arsye për të thirrur FBI-në nëse sërish do të ndodhte një ndërhyrje si ajo në zgjedhjen e Trump. Por megjithatë, Trump nuk e quan ndërhyrje.

“Nuk është ndërhyrje,” tha ai në një intervistë me ABC News, duke e përshkruar atë si “hulumtim të opozitës”. “Ata kanë informacion – e unë besoj se do ta merrja.”

Ai thotë se do ta thërriste FBI vetëm “nëse mendon se ka diçka të gabuar”, tha ai, duke shtuar se nëse Norvegjia ka informacion për një kundërshtar, ai mendon se do ta dëshironte ta dëgjonte. “Unë mendoj se ja vlen ta dëgjoni, pasi nuk ka asgjë të keqe kur dëgjoni”.

Zyrtarët e inteligjencës kanë vënë në dukje se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ish-këshilltari special Robert Mueller, i cili kreu një hetim mbi përpjekjet e Moskës për të ndërhyrë në zgjedhje, vuri në dukje në raportin e tij 448 faqe se ndërhyrja e Rusisë u bë në përpjekje për të zgjedhur Trump./real-news.tv/