fbpx

Trump, presidenti i çudive

twitter-permanently-bans-donald-trump-s-account.jpg

Donald Trump do të mbahet mend në historinë e Shteteve të Bashkuara si i pari president, i cili u përball dy herë me ngritje akuzash penale nga Dhoma e Përfaqësuesve në tentativë për ta shkarkuar nga detyra.

Akuza këtë herë është për nxitje të kryengritjes dhe sulm ndaj Kongresit nga mbështetësit e tij më 6 Janar. Kushtetuta parashikon që kur ndaj një presidenti në detyrë ngrihen akuza penale, Kongresi shndërrohet në një mekanizëm të sistemit të drejtësisë posaçërisht për kreun e shtetit, ku Dhoma e ulët shërben si Prokurori dhe Senati si gjykatë.

Ajo çka e bën këtë proces të pazakontë është se Trump do të përballet me këtë proces pasi t’i mbarojë mandati presidencial, po ashtu siç nuk ka ndodhur më parë. Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell nuk pranoi kërkesën e demokratëve për nisjen e parakohshme të këtij sesioni para 19 Janarit, që si datë shënon ditën e parafundit të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ekspertëve ligjorë, kjo është në përputhje me kushtetutën, pasi procesi i ngritjes së akuzave ndaj presidentit në detyrë nuk ka për qëllim vetëm shkarkimin e tij, por edhe ndalimin e rikandidimit nëse shpallet fajtor.

Shkarkimi i presidentit kërkon miratimin e 2/3ave të anëtarëve të pranishëm. Nëse të 100 senatorët marrin pjesë në seancën e fundit të gjykimit, demokratëve do t’u duhet mbështetja e 17 senatorëve republikanë që vështirë të arrihet, edhe pse dhomën e ulët shumica e cilësuar u arrit me mbështetjen e 10 përfaqësuesve republikanë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303