fbpx

Trump pritet të emërojë ambasadoren e SHBA në OKB

us-ambassador.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë raportuar mediat amerikane.

Nauert ka punuar më parë si moderatore në Fox News, pozicion nga i cili ka dhënë dorëheqjen dhe pritet të largohet në fund të vitit.

Nauert është emëruar si zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit në muajin prill të vitit të kaluar, duke fituar kështu pozitën e parë qeveritare.

Fox News ka raportuar se Trump do të njoftonte për këtë emërim përmes një postimi në Twitter të premten në mëngjes.

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar këtë çështje.

Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, njëherësh një nga gratë e pakta në kabinetin e Trumpit, Niki Haley nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e saj si ambasadore e SHBA në OKB, mirëpo ka hedhur poshtë planet se synon të garojë për presidente më 2020.

Trump në anën tjetër ka thënë se Haley ka bërë “një punë fantastike”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *