Trump: Seancat dëgjimore publike janë një turp

trump-pointing-finger-3.jpeg

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i quajti seancat dëgjimore publike të kongresit “një turp” dhe një “siklet” për kombin, por tha se u takon amerikanëve të bëjnë gjykimin e tyre në lidhje me dëshminë e dëshmitarit.

Trump, i cili më parë ka postar në Twitter sulmet ndaj disa nëpunësve civilë amerikanë që dëshmojnë në hetime, tha se ai nuk e njihte një nga dëshmitarët kryesorë që dëshmoi në seancën e sotme.

Nënkoloneli i ushtrisë, Alexander Vindman, eksperti më i mirë i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë dhe Jennifer Williams, ndihmëse e Nënkryetarit të SHBA, Mike Pence, ishin mes katër dëshmitarëve që dëshmuan para ligjvënësve ditën e sotme në hetimin e udhëhequr nga Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ajo që po ndodh është një turp dhe është një siklet për kombin tonë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në një takim të kabinetit të tij. “Ky  është një mashtrim i madh”

“Unë nuk e njoh fare Vindmanin,” tha Trump, duke shtuar se ai kishte parë një pjesë të dëshmisë së tij.

“Unë do të lejoj njerëzit të vendosin vetë,” tha Trump, duke shtuar: “Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë prej këtyre njerëzve përveç se kam parë disa prej tyre një apo dy herë – ata janë ambasadorë”-shtoi ai./real-news/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303