Trump sërish kundër mediave, ashpërson tonet ndaj dy prestigjiozeve

trump-on-media.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump i është rikthyer sulmeve ndaj mediave që kundërshtojnë politikat e tij. Kësaj radhe në shënjestër të kreut të shefit të Shtëpisë së Bardhë kanë qenë “New York Times” dhe “Washington Post”, të cilat ai i ka konsideruar turp për vendin.

“Në fund “New York Times” dhe “Washington Post”, që janë turp për vendin tonë dhe armike të njerëzve, do të falimentojnë dhe do të zhduken përgjithmonë”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Twitter, ku ka sugjeruar edhe zhvillimin e një sondazhi se cila nga dy të përditshmet është më mashtruesja.

Së fundmi,  ”Washington Post” dhe New York Times” janë nderuar me çmimin Pulitzer për mbulimin mediatik të hetimit të këshilltari special Robert Mueller për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në 2016.

”Qesharake që New York Times dhe Washington Post kanë marrë çmimin Pulitzer për mbulimin mediatik të  hetimit për ndërhyrjen e Rusisë (mbulim 100% negativ dhe mashtrues)-sepse nuk ka pasur ndërhyrje. Ato ose u mashtruan ose u korruptuan. Në të dyja rastet, Komiteti duhet të tërheqë çmimet që ju ka dhënë”-shkroi Trump.

Dy gazetat janë prej kohësh në shënjestër të kreut të shtetit, sidomos “New York Times” që mes të tjerash ka shkruar se pasuria e Donald Trump rrjedh nga i ati, duke zhbërë kështu mitin e presidentit si një njeri që ka arritur gjithçka me forcat e tij./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303