fbpx

Trump: SHBA nuk ka gisht në shpërthimin e raketës iraniane

trump-on-missile.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një fotografi të raketës iraniane e cila shpërtheu pak para nisjes dhe tha se shteti i tij nuk ka të bëjë asgjë me këtë dështim, duke ngritur shqetësime se ka zbuluar të dhëna sekrete.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin të përfshira në aksidentin katastrofal gjatë përgatitjeve përfundimtare për lëshimin e raketës në qendrën ajrore të Semnanit në Iran”, shkroi Trump në Twitter, duke i uruar Iranit fat në zbulimin e asaj çfarë ndodhi me raketën.

Tehrani nuk ka bërë ende reagim zyrtar lidhur me fotografitë satelitore që shfaqin një raketë të shpërthyer gjatë procesit të lëshimit në qendrën ajrore “Semnan” në pjesën veriore të Iranit.

Sidoqoftë, presidenti amerikan publikoi një fotografi me rezolucion të lartë të këtij vendi. Në fotografi kishte mbishkrime të pjesëve të dëmtuara.

Incidenti erdhi pas disa muajve të tensioneve mes Iranit dhe Uashingtonit. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 për limitet bërthamore të Iranit, duke i rikthyer sanksionet ndaj këtij shteti.

Irani thotë se programin raketor synon ta përdorë vetëm për qëllime civile. Sidoqoftë, Uashingtoni nuk beson në këtë qëllim për shkak të teknologjisë së ngjashme me raketat balistike që përdoret në këto pajisje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303