fbpx

Trump ‘sulmon’ mediat pas pakove me eksplozivë të dërguara me postë

p06pshyw.jpg

Pas vendosjes së disa pakove të dyshimta me eksplozivë në adresë të disa prej figurave më të larta në SHBA, Presidenti Donald Trump i ka bërë thirrje medias “të ndalë armiqësinë e pafundme”.

Presidenti Trump reagoi pasi paketa me lëndë eksplozive u dërguan ditën e djeshme në zyrat e CNN dhe në shtëpitë e ish-presidentit Barack Obama dhe ish- kandidates për presidente Hillary Clinton.

Asnjë nga pakot me eksploziv nuk shpërtheu, pasi u zbuluan në kohë.

FBI ka nisur një hetim për të zbuluar dërguesin e tyre.

Kritikët e presidentit i konsideruan komentet e tij si hipokrite, pasi shpesh përdor gjuhën e egër kundër kundërshtarëve të tij dhe shtypit.

Në komentet e tij gjatë një mitingu në Wisconsin, presidenti u zotua të kapte personin që fshihet pas kësaj, dhe i bëri thirrje medias t’i japë fund “sulmeve dhe lajmeve të vazhdueshme negative dhe shpesh herë të rreme”

Trump gjithashtu bëri thirrje për më shumë civilizim në jetën publike, duke thënë: “Ata që janë të angazhuar në arenën politike duhet të ndalojnë trajtimin e kundërshtarëve politikë si moralisht të papërshtatshëm .

“Askush nuk duhet të krahasojë kundërshtarët politikë me personazhet e këqinj historikë, e cila është bërë shpesh”-deklaroi Trump.

Më herët, Presidenti i CNN, Jeff Zucker, kritikoi Presidentin Trump dhe zyrën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë për moskuptimin se “fjalët kanë rëndësi”.

” Në Shtëpinë e Bardhë ka një mungesë të plotë të të kuptuarit për seriozitetin e sulmeve të tyre të vazhdueshme ndaj medias,” tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *