fbpx

Trump sulmon sërish May për Brexit

trump-may.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish Theresa May në lidhje me mënyrën e menaxhimit të çështjes Brexit.

“Kam qenë shumë kritik mbi mënyrën se si Britania e Madhe e kryeministres Theresa May ka menaxhuar Brexit. Çfarë rrëmuje kanë krijuar ajo dhe përfaqësuesit e saj”, shkruan në Twitter presidenti amerikan.

“I thashë se si duhej të bënte, por vendosi të bënte ndryshe”, vazhdon ai.

“Lajmi i mirë është që Britania e Madhe e mrekullueshme do të ketë shumë shpejt një kryeministër të ri”, thekson Trump.

“Ndërkohë që e shijova deri në fund vizitën e mrekullueshme shtetërore, ishte mbretëresha ajo që më la më shumë përshtypje”, përfundon presidenti amerikan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303