Trump vijon debatin me Prokurorin

55804013-512E-465A-8300-3A1CE729213D.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka të drejtën ligjore që të ndërhyjë në çështjet penale, derisa prokurori i përgjithshëm u ankua se komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë po ia bënin punën e tij të vështirë.

Në postimin e tij në Twitter, Trumpi gjithashtu mohoi që ai ndonjëherë ka ndërhyrë në ndonjë rast. William Barr, të enjten i kërkoi Trumpit që të ndalte postimet në Twitter, duke thënë se ndihet i nënçmuar.

Barr foli pasi Trump përsëri kritikoi gjykimin që po i bëhet ish-këshilltarit të tij, Roger Stone. Prokurorët kishin rekomanduar që Stone të vuante një dënim të ashpër, por Trumpi tha se kjo ishte e padrejtë.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha ditën e djeshme se presidenti Donald Trump, e nënvlerëson atë me postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303