fbpx

Trump vizitë në vendet e dy sulmeve mes kritikave të shumta

trump-in-el-paso.jpg

Donald Trump do të vizitojë vendet e të shtënave masive në Ohio dhe Texas mes paralajmërimeve se ai nuk do të jetë i mirëpritur.

Sulmet në Dejton dhe El Paso lanë 31 persona të vdekur.

Presidenti Trump foli për racizmin dhe urrejtjen pas sulmeve, por është akuzuar për nxitjen e të njëjtave ndjenja që ai kërkoi të dënonte.

Kongresmenia demokrate që përfaqëson El Paso tha që ajo nuk do ta takojë presidentin Trump, duke i kërkuar që të kuptonte se fjalët e tij “kanë pasoja”.

“Unë nuk pranoj të bashkohem pa një dialog në lidhje me dhimbjen që fjalët dhe veprimet e tij raciste i kanë shkaktuar komunitetit dhe vendit tonë,” shkroi në Twitter Veronica Escobar.

Të shtënat El Paso po trajtohet si një krim i mundshëm i urrejtjes. Pjesa më e madhe e qytetit janë spanjollë ose latinë dhe i dyshuari mendohet se është autori i një teksti të postuar në internet i cili thoshte “ky sulm është një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit”.

Kryetari i El Pasos, Dee Margo, ka thënë pas lajmit për vizitën e Trumpit se ai do ta mirëpresë presidentin vetëm sepse është detyra e tij për ta bërë një gjë të tillë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303