Trump viziton Kaliforninë: Situatë trishtuese

Presidenti i SHBA Donald Trump ka vizituar Kaliforninë për të vëzhguar dëmet nga zjarri më vdekjeprurës dhe më shkatërrues në historinë e shtetit.

Camp Fire, në Kaliforninë veriore, ka vrarë të paktën 76 njerëz.

Më shumë se 1.200 njerëz janë raportuar të humbur, edhe pse zyrtarët thonë se kjo shifër mund të ndryshojë.

Në qytetin e shkatërruar të Paradise, Trump e përshkroi skenën si “trishtuese” dhe përsëriti pretendimin e tij se menaxhimi i varfër i pyjeve ishte përgjegjës për zjarret.

Nga ana tjetër, ekspertët kanë fajësuar motin, ndryshimet klimatike dhe lëvizjet e popullsisë si shkaqet më të mëdha të zjarreve.

Përveç zjarrit të njohur si Camp Fire, zjarrfikësit po merren gjithashtu me shuarjen e flakëve të zjarrit Woolsey pranë Los Anxhelosit, i cili ka marrë të paktën tre jetë.

Shi i rëndë parashikohet javën e ardhshme që mund të shuajë flakët, por gjithashtu të sjellë rrëshqitje dhe përmbytje në kodrat e zhveshura.

Lër një koment