fbpx

Trump viziton Londrën javën e ardhshme

trump-in-london.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vizitojë Londrën javën e ardhshme.

Në qendër të bisedimeve mendohet të jetë Brexit dhe çështja Huawei. Besohet se Trump do t’i kërkojë kryeministres në largim May që pasardhësi i saj duhet të ndalojë Huawei të ndërtojë rrjetin 5G në Britani.

Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, do të priten në një darkë të organizuar nga familja mbretërore britanike.

Gjatë vizitës që do të zhvillohet nga 3-5 qershor, axhenda e presidentit Trump përfshin një drekë me Mbretëreshën Elizabeth, çaj me trashëgimtarin Princi Charles, një banket në Buckingham Palace dhe një turne në Westminster Abbey, kisha kurorëzuese e monarkëve anglezë për 1.000 vjet./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303