fbpx

Trump: Vrasja e Kashoggit ,’mbulimi më i keq’ në histori

103966586_050122994-1-1.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka cilësuar përgjigjen e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi si “mbulimin më të keq të bërë ndonjëherë”.

Ai shtoi se kushdo që ka organizuar komplotin “duhet të jetë në telashe të mëdha”.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha se sauditët kishin një koncept shumë të keq dhe se fshehja e vrasjes ishte më e keqja në histori.

“Kushdo që e mendoi atë ide, mendoj se është në telashe të mëdha. Duhet të jenë në telashe të mëdha”-shtoi Trump.

Presidenti amerikan është përballur me presion të lartë për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Arabisë Saudite, një aleat kyç i SHBA-së.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar se SHBA “do të dënojë përgjegjësit” dhe se do të revokojë vizat e 21 të dyshuarve të identifikuar.

Mbretëria Saudite ka dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi. Për disa javë me rradhë, Arabia Saudite i qëndronte deklaratës se gazetari nuk ishte vrarë, dhe vetëm javën e kaluar e pranuan se 59-vjeçari u vra në një operacion të cilin e konsideruan si “mashtrues” në konsullatën saudite në Turqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *