Trump zgjat afatin e qëndrimit të trupave ushtarake në kufi me Meksikën

download-11.jpg

Pentagoni mori një kërkesë të premten nga administrata Trump për të shtyrë afatin e qëndrimit të trupave të saj në kufirin e SHBA me Meksikën deri në fund të janarit, thanë zyrtarët.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis, i cili pritet të nënshkruajë zgjatjen e misionit, theksoi fuqishëm më parë këtë javë se një kërkesë e tillë ishte bërë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Pak përpara zgjedhjeve të kongresit të mbajtura në muajin nëntor, presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e trupave ushtarake në kufi, si pjesë e një përpjekjeje për të goditur emigracionin e paligjshëm, pasi valët e mijëra migrantëve që largoheshin nga dhuna në Amerikën Qendrore po marshonin drejt SHBA-ve.

Siguria kufitare është një çështje e rëndësishme në Partinë Republikane të Trumpit.

Kritikët, duke përfshirë demokratët në Kongres, por edhe disa veteranë ushtarakë të SHBA,e shohin vendosjen e trupave si një marifet politik. Demokratët kanë kërcënuar të hetojnë vendosjen e trupave ushtarake në kufi pasi të marrin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve vitin e ardhshëm.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare, në një deklaratë, përmendi “kërcënimin real të cilin ne përballemi në kufi nga veprimet potenciale të emigracionit masiv”, kur konfirmoi zgjatjen e misionit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303