fbpx

“Trumpi brazilian”, rrezik për pyjet e Amazonës

bolsonaro.jpg

Jair Bolsonaro, President i ri i Brazilit, ka në plan të shkrijë Ministrinë e Bujqësisë me atë të Mjedisit, por kritikët thonë se kjo lëvizje vë seriozisht në rrezik pyjet e Amazonës.

Marina da Silva, ish-ministre e Mjedisit, e shpjegoi kështu këtë ndryshim: “Ky vendim katastrofik do t’i shkaktojë Brazilit dëme serioze e do të krijojë jashtë kufijve idenë se agrobiznesi vendas mbijeton falë shkatërrimit të pyjeve”.

Amazona ka pyjet më të mëdha tropikale të botës dhe është vendbanim i një numri të madh speciesh të rralla bimësh e kafshësh.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së gjerë të saj, që përfshin miliona kilometra katrorë, gjendet brenda kufijve të Brazilit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *