Trupa amerikane në kufirin me Meksikën për të ndalur emigrantët

remote.jpg

Administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump mund të dërgojë deri në 1.000 trupa aktive në kufirin SHBA-Meksikë, tha Trump dy javë përpara zgjedhjeve të kongresit.

Kërcënimi i Trump u shkaktua nga avancimi i karvanit të emigrantëve të Amerikës Qendrore që po udhëtojnë nëpër Meksikë, duke u drejtuar për në Shtetet e Bashkuara.

“Po nxis ushtrinë për këtë Emergjencë Kombëtare dhe do të ndalim karvanin e emigrantëve!”- shkruajti Trump në Twitter.

Por emigrantët u shfaqën të patrembur nga kërcënimet e SHBA-së. Mbrëmjen e djeshme, mijëra emigrantë arritën mbi 1.600 kilometra larg kufirit amerikan, në qytetin Pijijiapan në shtetin jugor të Chiapas të Meksikës.

“Çfarëdo që Trump mund të thotë, ai nuk do të na kthejë pas”, tha Denis Omar Contreras, drejtuesi i karvanit nga Hondurasi, i cili po udhëheq grupin e emigrantëve drejt Meksikës veriore. Shumë thanë se frika e kthimit në një atdhe të dhunshëm është më e madhe se kërcënimet e presidentit amerikan.

“Ne duam të ikim nga vendi ynë. Nëse kthehemi në Honduras, bandat ndoshta do të na vrasin,” tha njëri prej emigrantëve.

Trump dhe republikanët po e trajtojnë emigracionin si një çështje madhore para zgjedhjeve të 6 nëntorit, në të cilat republikanët po luftojnë për të mbajtur kontrollin e Kongresit.

Trump, i cili ka mbajtur një qëndrim të fortë përsa i përket emigracionit që kur mori detyrën vitin e kaluar, po shqyrton një plan për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në kufirin jugor duke mohuar edhe azilin, sipas raporteve të medias.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303