Trupat amerikane që u larguan nga Siria u vendosën në Irak

us-troops.jpg

Trupat amerikane që ndodheshin në Siri hynë në territorin irakian në drejtim të Erbil, kryeqytetit të Kurdistanit të Irakut.

Autokolona u gjuajt me patate të kalbura nga banorë të zonës ndërsa po kalonte në qytetin e Duhok.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se të gjitha forcat amerikane që do të largohen nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe mund të kryejnë operacione anti-terror kundër Shtetit Islamik.

Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA po mban disa trupa pranë fushave të naftës në veri-lindje të Sirisë për t’i mbrojtur ato nga militantët e Shtetit Islamik.

Esper tha se më shumë se 700 trupa amerikane do të vendosen në Irak dhe nuk do të kthehen në SHBA.

Ai nuk i përjashtoi mundësinë e kryerjes së operacionet anti-terror nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të përpunohen me kalimin e kohës dhe se ato do të përfshijnë diskutime me aleatët e NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha gjithashtu se nëse forcat amerikane do të kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët amerikanë.

SHBA ka aktualisht rreth 5 mijë trupa në Irak bazuar në një marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit./real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303