Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur në lidhje me bojkotet e opozitës jo parlamentare.
Sipas saj, nëse ata vijojnë me bojkote, atëherë Hajdari së bashku me grupin e saj parlamentar do të vazhdojë të përmbushë kriteret për hapjen e negociatave.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë një ditë para zhvillimit të tryezës për Reformën Zgjedhore.
‘Ne shtrijmë dorën, patjetër por reforma zgjedhore duhet të ecë përpara. Nëse ata vazhdojnë dhe bojkotojnë çdo proces konstruktiv për demokracinë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne do vazhdojmë ta përmbushim këtë kriter edhe për hapjen e negociatave’, tha Hajdari.