fbpx

Tsipras kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës

tsipras-2.jpg

Gjatë vizitës së tij në Beograd, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.

“Kishim disa zhvillime të pakëndshme në Kosovë. Flas për një akt të papranueshëm nga ana e Prishtinës, për rritjen e taksave doganore nga ana e Kosovës dhe Bosnjës. Dua të nënvizoj se këto iniciativa jo vetëm që nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, përkundrazi ndihmojnë destabilizimin e tij”, u shpreh Tsipras.

Pasi presidenti serb ka theksuar se Serbia është mjaft e shqetësuar në lidhje me situatën e Kosovës, edhe Tsipras ka dënuar vendosjen e taksës doganore në masën 100 % dhe themelimit të ushtrisë së Kosovës, por gjithashtu ai ka shtuar se Greqia shikon pozitivisht çdo marrëveshje të sinqertë mes Prishtinës dhe Beogradit, që do do ndihmojë në stabilitetin e rajonit.

“Njëkohësisht dërgoj një mesazh kritik ndaj këtyre akteve nga ana e Kosovës, të cilat i hedhin zjarrit benzinë, por në të njëjtën kohë çoj një mesazh që qeveria serbe të vazhdoje këtë rrugë të vështirë të gjendjes së një zgjidhjeje, sepse kjo është dhe rruga e perspektives se stabilitetit dhe rruga europiane e Serbisë që kaq shumë është përpjekur bashkë me popullin serb në rajonin ballkanik”, tha kryeministri grek.

Tsipras që qëndron në Beograd për të marrë pjesë në samitin e së shtunës bashkë me homologët e Bullgarisë dhe Rumanisë, i është referuar marrëveshjes së Prespës, e cila do ta shndërrojë sipas tij ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë nga një zonë gri mes Serbisë dhe Greqisë në një urë lidhëse midis dy vendeve./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *