Tsipras reagon pas varrimit me thirrje antishqiptare

tsipras.jpg

Greek Prime Minister Alexis Tsipras gives a press conference during the Greek-Serbian High-Level Cooperation Council, in Thessaloniki on July 13, 2017. / AFP PHOTO / SAKIS MITROLIDIS (Photo credit should read SAKIS MITROLIDIS/AFP/Getty Images)

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka reaguar pas funeralit të Kostandinos Kaçifas.

Kreu i qeverisë greke theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri. Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Tsipras në një intervistë televizive.

scroll to top