fbpx

Tubime antishqiptare në Selanik: Të djegim Tiranën!

greket.jpg

Në Greqi, edhe pas ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas, kanë vazhduar tubimet kundër shqiptarëve.

Një grup personash me parullën “Kacifas je i pavdekshëm”, bërtisnin: “Do e marrim Korçën dhe Sarandën” dhe “Do e djegim Tiranën”.

Ndërkohë, Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar hetimet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve dhe shpërndarje të simboleve që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të kryer në bashkëpunim. Një burim tha për Top Channel se organi i akuzës nuk ka vendosur ende nëse për veprën tjetër të referuar nga policia, atë të kalimit të paligjshëm të kufirit, do të ketë apo jo procedim penal.

Hetimi do të kryhet ndaj 12 personave, që gjatë të enjtes në mbrëmje u shoqëruan dhe u pyetën për thirrjet antishqiptare në fshatin Bularat. Të gjithë emrat e të dyshuarve i janë lënë mbi tavolinë Prokurorisë nga Antiterrori. Mes veprimeve të antiterrorit po tentohet të hidhet dritë nëse udhëtimi i dhjetëra shtetasve grekë në ceremoninë e varrimit të Kacifas ishte apo jo i sponsorizuar. I gjithë ky dyshim vjen nga fushata në rrjetet sociale përpara ceremonisë të këqyrura nga antiterrori, ku bëhej thirrje për një udhëtim në Bularat që më pas do të rimbursohej. Njëkohësisht si prova materiale janë të sekuestruara flamuj me mbishkrimin Vorio Epiri si edhe filmimet e agjentëve në të cilat u hodhën thirrje antishqiptare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *