Tubimi i Metës më 2 mars/ Presidenca: Të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit

Meta-Blushi-3-675x450.jpeg

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka shpërndarë një tjetër reagim në rrjete sociale duke iu referuar akuzave të qeverisë.

Akuzat kanë të bëjnë me tubimin e presidentit Meta, përmes një mesazhi të shkrimtarit kosovar Kim Mehmetit, i cili thotë se në Shqipëri, shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Blushi shkruan se mesazhi i Mehmetit është një arsye madhore për pjesëmarrje masive në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta.

Statusi i plotë i Blushit

Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti: “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale.

Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303