20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Tuna “mollë sherri” mes një ‘familje’

spot_img

Altuna Sejdiu, është bërë shkas për një përplasjes mes dy moderatorëve në të njëjtin televizion, Tv Klan, Ermal Mamaqit dhe Rudina Magjistarit. Një pyetje ngacmuese e Mamaqit, mbrëmë në emisionin e tij “Xing me Ermalin” nëse do të shkonte në emisionin e Rudinës, nxori në pah një përgjigje edhe më thumbuese të Tunës. Këngëtarja, e cila ishte e ftuar me bashkëshortin e saj Patris Berisha, tha se Tuna tha se e ka lënë në pritje 10 vjet Rudina Magjistarin duke mos i shkuar në emision, dhe do ta lërë edhe për 20 vjet të tjera.

Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera. Apo edhe 20 vite sa të jem gjallë”,  tha këngëtarja.

Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u komentuar nga moderatorja Rudina Magjistari. Përmes një foto në instastories ajo ka shkruar:

“Hej Tuna darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë atë që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër. Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton besoj se ç’vend zë ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh shoëbiz-i shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje,  që ke qejf ti shohësh: talente, kulturë dhe klas. Hajt me shnet! Ps: Ermal e do edhe ti një?”,- ka shkruar Rudina.

Duket se nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjia e moderatorit i cili gjithashtu përmes një Instastorie ka shkruar: “Jo jo Rudina, vazhdo ti,”-përfundoi Ermali. Nuk dihet nëse ky konflikt mes tyre do të vijojë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Robert Berisha, vëllai i Patrisit, njëherësh bashkëshort i këngëtares Nora Istrefi, ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ku foli për herë të parë për marrëdhënien jo të mirë që ka me Tunën.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat