Turbulenca gjatë fluturimit, plagosen 29 pasagjerë në avion

aeroplani-587x367.jpg

Njëzet e nëntë pasagjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të turbulencave të mëdha gjatë një fluturimit të avionit të “Turkish Airlines” drejt aeroportit ndërkombëtar “John F Kennedy” në SHBA.

Zëdhënësi i aeroportit, Steve Coleman tha se katër pasagjerë u dërguan në spital pasi avioni u ul të shtunën rreth orës 05:35.

Njëri kishte një këmbë të thyer dhe të tjerët pësuan lëndime, plagë dhe prerje.

Coleman thotë se shumica e udhëtarëve janë trajtuar brenda aeroportit.

Të gjithë të plagosurit, dy prej të cilëve fëmijë, kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303