Turneu i Izmirit U-17/Kosova e nis me humbje minimale ndaj Turqisë

kos-tur3-1.jpg

Kombëtarja U-17 e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament”, përballë Turqisë vendase. Pas një loje interesante dhe me rivalitet të madh në fund fitores iu gëzua Turqia, me rezultat të ngushtë 1-0.

Në pjesën e parë turqit krijuan më shumë raste, por mbrojtja e “Dardanëve” u paraqit në nivelin e duhur.Në minutën e 53-të, Mahmut Afşar shfrytëzoi një gabim në prapavijë dhe realizoi nga brendësia e zonës për zhbllokimin e rezultatit, që në fund doli të jetë edhe goli i vetëm në ndeshje.

Pas pësimit të golit djelmoshat e Besnik Kollarit ishin më këmbëngulës drejt portës turke për të gjetur golin e barazimit, por me gjithë rastet e krijuara nuk ia dolën të ndryshonin shifrat e ndeshjes. Takimin e radhës Kosova e zhvillon kundër Tanzanisë, më 17 janar.

Turqi – Kosovë 1-0

Turqia: Emre Bilgin – Egemen Tutar, Emir Ortakaya, Necati Bilgiç, Melih Bostan (41’ Adem Metin Türk), Ahmet Karademir (61’ Hamza Yiğit Akman), Mahmut Afşar, Eren Taha Akgeyik (41’ Ersin Yılmaz , Ulusoy Mert Kabasakal (41’ Buğra Çağlıyan), Efe Birinci (41’ Emir Tintiş), Yiğit Kerem.

Kosova: Laurenc Shala (80’ Art Hoti) – Riad Jashari (70’ Milot Ajeti ), Justin Gjergji, Yll Tupalla (58’ Igball Jashari), Luis Hoti, Aridon Morina, Arvanit Rexhaj (80’ Violent Bajrami), Etnik Bruti (70’ Blendi Muji), Diar Nikqi (80’ Dlerion Avdimetaj), Levin Krasniqi, Andi Bashota (58’ Klodis Muharremi).

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303