“Turp të kesh, sa e ke rrogën ti?”/ Lefter Maliqi përplaset keq me zv. ministren

Deputeti Lefter Maliqi është përplasur ashpër në një debat në emisionin “Dritare me Rudinën” me zv ministren Rovena Voda. Maliqi i është drejtuar Vodës duke mbrojtur policinë dhe kërkoi të mos përplaset Policia me popullin sepse është e turpshme.

“Turp të kesh, sa e ke rrogën ti? Ke kaluar në vetting ti? Dashke vetting për policët ti. Mos e përplasni policinë me popullin se është turp. Merr 1 milion e 200 mijë ti plus dieta e naftën, policët për bukë goje aty”,-tha Maliqi gjatë debatit.

Ndërkohë Vodia iu përgjigj Maliqit se kush cenon zgjedhjet do të shkojë në burg. “Situata është krejt normale dhe procesi vijon, kush do të cenojë zgjedhjet do të shkojë në burg. Dilje dhe ti në rrugë e digjje mandatin 2 milion merr ti, jo unë”,-tha Voda.