“Turp të kesh”, sherr në studion, Jupi përplaset me Hoxhën

2-2.jpg

Taulanda Jupi ka debatuar ashpër me Lisandër Hoxhën. Të ftuar në “Opinion”, teksa diskutonin për situatën në Partinë Demokratike, gjërat u ashpërsuan mes tyre. Hoxha i tha Jupit të mos fliste më pasi nuk ishte zgjedhur me votë, por kjo e fundit e kundërshtoi.

Taulanda Jupi: Të të vijë turp more zotëri, unë jam zgjedhur me votë, jam votuar, jam anëtare e kryesisë e zgjedhur me votë

Lisandër Hoxha: Nuk je zgjedhur me votë të fshehtë, nuk je votuar

Taulanta Jupi: Turp të kesh, jam votuar mes 20 zonjave të nderuara unë dhe kam fituar. Ai po thotë të pavërteta

Lisandër Hoxha: Je e pavotuar

Eni Vasili: Zonja Jupi ju lutem se nuk jemi këtu për të zgjidhur debate personale

Taulanta Jupi: Jo po s’janë personale, ai po gënjen

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303