Turqi/ Pas tërmetit me magnitudë 6.8, një zjarr i madh përhapet në disa ndërtesa të shkatërruara (VIDEO)

zjarr-2.jpg

Teksa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vazhdon të rritet, krahas shkatërrimeve, skuadrat e emergjencave po përballen edhe me zjarre të fuqishme nëpër ndërtesa.

Mediat turke po transmetojnë pamje nga një pallat i tëri në flakë.

Zjarri në ndërtesë shpërtheu menjëherë pas lëkundjes së fortë me magnitudë prej 6.8, e pasuar nga disa tërmete të tjera. Mediat turke bëjnë me dije se zjarri u përhap me shpejtësi në pallat dhe ndërtesat e tjera përreth.

Shkak është bërë shpërthimi i tubacionit të gazit natyror.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303