fbpx

Turqia dhe SHBA bien dakord për armëpushim në verilindje të Sirisë

amepushimi.jpg

Turqia ka rënë dakord për një armëpushim pesë-ditor në Sirinë verilindore për të lejuar tërheqjen e forcave kurde, tha zëvendës presidenti i SHBA, Mike Pence, pas bisedimeve me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

“Sot Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë rënë dakord për armëpushim në Siri,” tha Pence në një konferencë shtypi pas më shumë se katër orësh bisedimesh në pallatin presidencial në Ankara.

Pence shkoi në Turqi për të negociuar ndaljen e operacionit ndërkufitar ushtarak të Turqisë, të quajtur Operacioni ‘Pranvera e Paqes’, nën të cilin Turqia ka synuar të pastrojë luftëtarët kurdë sirianë të YPG nga një “zonë e sigurt” e thellë 32 km përgjatë kufirit .

“Pala turke do të ndalojë Operacionin Pranvera e Paqes në mënyrë që të lejojë tërheqjen e forcave të YPG nga zona e sigurt për 120 orë,” tha Pence.

“Të gjitha operacionet ushtarake nën Operacionin Pranvera e Paqes do të ndërpriten dhe Operacioni do të ndalet plotësisht me përfundimin e tërheqjes,” tha ai.

Presidenti Trump reagoi ndaj lajmit: . “Kemi lajme të mira nga Turqia. Miliona jetë do të shpëtohen”,-shkroi Trump në Twitter.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303