Turqia do të çojë hetimin për vrasjen e Khashoggit në Kombet e Bashkuara

kashoggi.jpg

Turqia po punon me vendet e tjera për të kryer hetimin për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Kombet e Bashkuara, tha të hënën ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu.

Cavusoglu i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Tunis së bashku me homologun e tij tunizian. Ai gjithashtu i bëri thirrje Arabisë Saudite që të bëjë publike gjetjet e saj mbi rastin në bashkësinë ndërkombëtare.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll gati tre muaj më parë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303