fbpx

Turqia e vendosur të rrisë kontrollin në Siri pas tërheqjes së SHBA

download-20-1.jpg

Turqia u zotua të hënën se lufta kundër Shtetit Islamik nuk do të ngadalësohet nga tërheqja e SHBA nga Siria.

Ndërkohë rebelët e mbështetur nga Ankaraja përforcuan pozicionet e tyre rreth qytetit Manbij.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit Tayyip Erdogan hodhi poshtë shqetësimet se tërheqja e urdhëruar nga Presidenti i SHBA Donald Trump do të lejonte Shtetin Islamik të rifitojë territorin.

“Si pjesë e koalicionit global për të mposhtur ISIS, ne dëshirojmë të shprehim përsëri se nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë në tokën siriane, tokën e Irakut ose tokën turke”, tha Kalin në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se nuk do të ketë përçarje apo ngadalësim të luftës kundër grupit militant.

Gjatë një bisede telefonike ditën e dielë, Erdogan dhe Trump ranë dakort për të patur koordinim ushtarak dhe diplomatik për të parandaluar një vakum të fuqisë që të zhvillohet pasi Shtetet e Bashkuara të tërhiqen.

Një komision i zyrtarëve ushtarakë të SHBA do të vizitojë Turqinë këtë javë për të diskutuar hollësitë e tërheqjes me homologët e tyre, tha Kalin, duke shtuar se Turqia do të rrisë koordinimin me Rusinë në Siri./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *