Turqia i thotë jo SHBA-ve për luftëtarët kurdë

7E290E86-E62C-4989-B121-CA797FB7443F_w1023_r1_s.jpg

Turqia nuk e pranoi kërkesën e Uashingtonit që të mos ndërmarrë sulme kundër luftëtarëve kurdë në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane nga kjo zonë. Ministri i jashtëm turk tha sot se Ankaraja nuk do të ngurojë të ndërmarrë veprime ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj nga kërcënimi që vjen nga luftëtarët kurdë në Siri.

Kërkesa amerikane iu paraqit Turqisë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, i cili tha se angazhimi i Turqisë për të mos sulmuar kurdët është kusht për tërheqjen e trupave amerikane.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk pranoi të takohej me Bolton dhe në një fjalim, në përgjigje të kërkesës së Botlon, tha se Turqia do të dërgojë forca në Sirinë veriore për të luftuar si Shtetin Islamik, edhe grupet kurde.

Presidenti Erdogan tha në parlament të martën se përgatitjet për një ofensive kundër terroristëve në veri të Sirisë pothuajse kanë përfunduar. Ai e bëri të qartë se kurdët do të vihen në shënjestër, ashtu si edhe Shteti Islamik, pasi Ankaraja i konsideron ata të lidhur me grupin terrorist kurd PKK.

Presidenti Erdogan e kundërshtoi mesazhin nga Bolton se tërheqja e trupave amerikane nga Siria varet nga premtimi i Turqisë për të mos sulmuar kurdët.

Edhe sot, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Turqia nuk do të ngurrojë të ndërmarë veprime ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj nga kërcënimet e luftëtarëve kurdë në Siri./real-news.tv/

scroll to top