Turqia ka arrestuar motrën e liderit të IS

Turqia njoftoi se ka arrestuar motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë.

Sipas autoriteteve turke, 65 vjeçarja, Rasmiya Awad, është “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo disponon mbi organizatën terroriste.

Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.